Shqip / English

Ushqim delikat, me shijen dhe kualitetin më të mirë, në kohën më të shpejtë!

Rreth Sachpizza

Për ta bërë një picë që i mban njerëzit me humor të mirë (me "disponim të mirë"), duke ngrënë dhe duke porositur çdo herë më shumë, se pari duhet të fillosh me çdo gjë të freskët. Të pakten kjo ishte mënyra dhe arsyeja që e kishim vërejtur që në vitin, 2009 kur ne, Petrit Sinani dhe Shpend Thaqi e hapëm lokalin e parë në Prishtinë. Filluam një veprimtari, u perpoqëm per një shije të re, që pas një tradite sado të shkurtër, të perfundojmë në fund me picerinë SACHPIZZA që u njoh edhe në permasa kombëtare.

Ideja ishte që konsumatoreve t'u ofrohet diçka e veçantë: kualiteti më i mirë i picës dhe koha sa më e shkurtër e servimit! Kjo kërkon furrë me dru, një recetë të veçantë të salcës se domates, dhe produkte të freskëta të prodhuesve vendorë të kualitetit më të lartë. Pas një pune relativisht të gjatë u arrit që të gjitha të mirat të mbildhen në një vend dhe t'i ofrohen konsumatorit mu në qendër të Prishtinës në Prill të vitit 2009.

Strategjia jonë doli e suksesshme dhe u materializua pas 2 vitesh punë të suksesshme, kur SACHPIZZA hapi lokalin e dytë reprezentativ në qendrën më të madhe tregtare të Kosovës, në ALBI MALL në Veternik.

Fillimisht SACHPIZZA kishte 8 të punësuar, ndërsa sot ka 31 punëtorë.
Ne nuk kenaqemi vetëm me kaq. Do ta persosim parreshtur shijen e gatimeve, shërbimin e kulturuar dhe sa më të shpejtë. Këto janë parakushte që bëjne të mundur hapjen edhe të lokaleve të tjera, gjithnjë duke pasur parasysh kërkesat fine të konsumatorëve dhe standardin në rritje e sipër. Për t’ia arritur kësaj ne nuk pushojmë të jemi gjithnjë e më ambiciozë e më të angazhuar në punët tona në të ardhmen.